Policët dhunuan të miturin, Basha: Kjo është fytyra e shtetit të Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen disa punonjës policie duke dhunuar një të mitur në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se dhuna dhe padrejtësia në Shqipëri mbështet nga kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan; “Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”

Reagimi

Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë! Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar.

Share This Article