Policët në veri të Kosovës sulmohen sërish me armë zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policët e Kosovës u sulmuan sërish mëngjesin e kësaj të marte në veri të vendit. Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

 “Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”.

Kelani, mes tjerash, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin.

 “Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve” tha Kelani.

Share This Article