Policëve të Maqedonisë do t’u rritet paga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritar vendosi që policëve t’u rritet vlera bruto e pagës prej 3.086 denarëve.

Kjo rritje e pagave vjen me qëllim të harmonizimit të pagës me pagën minimale që nga muaji mars është mbi 20 mijë denarë.

“Me vendimin e sotëm në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarëve për punëtorë në vlerën bruto, duke nisur nga paga e muajit mars 2023 që do të paguhet në prill”, tha ministri Spasovski.

Kujtojmë se vjet punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kishin 5% rritje të pagave./

Share This Article