Polici i pezulluar: Nder i madh kur shteti dhe Vuçicci të radhisin në mesin e të famshmëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nderi më i madh është kur shteti juaj Serbia dhe presidenti juaj Aleksandar Vuçiq ju rendisin në mesin e të mëdhenjve dhe të famshmëve”, ka deklaruar drejtori i suspenduar i policisë në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq, pasi u bë e ditur nga kabineti i Vuçiqit se ai sot do të nderohet me Urdhrin Meritë të mbrojtjes dhe sigurisë së shkallës së parë.

“Që nga fillimi i punës sime në këtë detyrë kam bërë të pamundurën për të krijuar një atmosferë mes punonjësve të policisë që ata të ndihen të lirë dhe pa asnjë ngarkesë, që punën e tyre ta bëjnë me lehtësi dhe se të gjithë të kenë të drejta të barabarta mes nesh. Kam arritur sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

Nenad Gjuriq është suspenduar për shkak se ka refuzuar t’u lëshojë fletë-qortime qytetarëve në veri të Kosovës të cilët nuk kanë automjete të regjistruara me targa RKS.

Share This Article