Polici i vrau djalin, Rama për ngushëllim tek familja Rasha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryemistri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme për ngushëllim tek familja e të ndjerit Klodian Rasha.

Pas kthimit nga SHBA,Edi Rama është takuar me familjarët e viktimës.

Kjo vizitë ngushëllimi vjen pak orë pra konferencës që ka njoftuar Rama lidhur me qëndrimin e tij për vrasjen e të riut nga polici i forcave “ Shqiponja”.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali ku u pritën nga familjarët e te ndjerit. Vizita e tij në banesë është mbajtur private dhe nuk janë lejuar të filmohet apo fotografohet. Kryeministri u prit mirë nga babai i 25 vjeçarit, ndërsa i premtoi se duhet të ketë durim pasi nuk ka dyshim që drejtësia do të vihet në vend. Kryeministri Rama ka qëndruar disa minuta e më pas është shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.

Kujtojmë që ekzekutimi i të riut është bërë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit pas i nuk iu bind urdhërit për të ndaluar të dhënë nga polici 25-vjeçar, Nevaldo Hajdaraj.

Share This Article