Polici vret me armë vëllain

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur sot pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Viktima dhe autori janë vëllezër dhe i përkasin nacionalitetit serb.

Ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

 “Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Share This Article