Policia aksion antikanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar, 10 në kërkim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në Malësi të Madhe, duke çuar në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se aksioni u zhvillua në fshatrat Alijaj dhe Jeran, në njësinë administrative Kastrat, ku këta persona dyshohen se kanë kultivuar 12 597 bimë kanabisi.

Në pranga kanë rënë: Elez Çulaj,Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë kanabis, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article