Policia aksion në Shkodër për masakrën e Dobraçit, RENEA zbarkon në banesën e Behar Bajrit

albnews
By
1 Min Read

Policia e Shtetit ka nisur një aksion “blic” në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se aksioni policor se ka nisur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se ka lidhje me masakrën me 4 viktima të regjistruar pasditen e 30 Tetorit 2024 në afërsi të Dobraçit.

Mësohet se forcat RENEA kanë zbarkuar në banesën e Safet Bajrit dhe pritet shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje nga Policia.

Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo të shoqëruar të tjerë në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë.

Kujtojmë se masakra e Dobraçit po hetohet nga SPAK, për shkak se Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë, pasi dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Share This Article