Policia angleze hyn me forcë në rezidencën e oligarkut rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia angleze ka hapur me forcë derën e rezidencës së një oligarku rus në Londër, pasi kjo ndërtesë ishte pushtuar nga protestuesit.

Rezidenca i përket rusit Oleg Deripaska, i cili është në listën e sanksioneve të qeverisë britanike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Protestuesit kishin hyrë brenda rezidencës së oligarkut rus dhe thanë se “duke marrë ndërtesën nën kontroll, duam të solidarizohemi me popullin e Ukrainës por edhe me popullin e Rusisë që nuk e pranoi kurrë këtë çmenduri”.

“Ju pushtoni Ukrainën, ne ju pushtojmë juve”, thanë protestuesit që hynë brenda rezidencës së oligarkut rus.

Protestuesit thanë se kjo ndërtesë do të shërbejë si qendër për të strehuar ukrainasit e larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Ata deklaruan se prona të tjera të oligarkëve rusë në Londër do të jenë në shënjestër të tyre.

Share This Article