Policia belge arreston 132 persona që morën pjesë në protestë kundër masave antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka arrestuar 132 persona në Bruksel, pasi protestuan kundër masave antiCovid.

Rreth 15 persona, përfshirë protestuesit dhe policinë, u plagosën në përleshje, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ilse Van de Keere.

Rreth 2.000 protestues ishin mbledhur në park të shtunën për herë të dytë në një muaj dhe policia përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për ta shpërndarë turmën.

Të shpërndarë përreth, policia dhe protestuesit u përleshën deri në mbrëmje. Qeveria dhe policia kishin paralajmëruar njerëzit për një javë të qëndronin larg festave. Përleshjet shpërthyen pasi turmat e mëdha filluan të mblidheshin më vonë pasdite.

Disa protestues u mblodhën rreth një zjarri duke brohoritur: “Liri!” dhe “Ku është festa? Këtu është festa!”, dhe duke sulmuar Policinë me sende të ndryshme.

Belgjika ende ka rregulla të rrepta që ndalojnë tubimet e mëdha dhe këmbëngul që njerëzit të mbajnë maska fytyre në turma të mëdha.

Share This Article