Policia bllokon Kapshticën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situatë problematike është krijuar në fshatin Kapshticë të Korçës, ku mbi 50 qytetarë shqiptarë janë bllokuar nga postblloku i policisë. Shkak është bërë ndërprerja e punës nga pala greke, pasi kuota prej 300 personash që mund të hyjnë drejt Greqisë, është mbushur.

News24 raporton se qytetarët janë bllokuar në radhë që prej orës 07:00 të mëngjesit, por policia nuk i lejon që të shkojnë në pikën kufitare të Kapshticës.

“Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë. Kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu.”, tha një prej emigrantëve shqiptarë.

Share This Article