Policia britanike arreston pesë persona për ofendimet raciste ndaj futbollistëve anglezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona janë arrestuar pasi futbollistët e Anglisë u abuzuan në mënyrë raciale në internet pas humbjes së finales së Euro 2020.

Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho ishin në shënjestrën e tyre pasi humbën penalltitë në finalen e “Wembley”-it.

Policia tha se “një lumë komentesh raciste që synonin disa nga lojtarët e zinj të ekipit” u shfaqën në platformat e mediave sociale.

Arrestimi i fundit u bë nga Policia e Cheshire, që ka arrestuar një 42-vjeçar nga Runcorn nën dyshimin për shfaqjen e materialeve të shkruara kërcënuese, abuzive ose fyese që ka të ngjarë të nxisin urrejtjen racore.

Pas shoqërimit në polici, ai është liruar, por do të vijojë që të mbetet nën hetim për shkak të komentit racist që ka bërë në rrjetet sociale.

Share This Article