Policia britanike ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e një mësueseje në një shkollë fillore në Beckenham pak ditë më parë. Viktima është Sabina Nessa një vajzë 28-vjeçare që u gjet e goditur pas koke në një park e mbuluar me gjethe.
I arrestuari është identifikuar nga mediat britanike si Koçi Selamaj, i aktivizuar si shpërndarës picash. Shqiptari u arrestua në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas fqinjëve ai njihej si një njeri i qetë dhe që nuk kishte asnjëherë probleme.
Mediat shkruajnë se shqiptari është identifikuar në zonë nga pamjet e kamerave të sigurisë në momentin e krimit. Ai është personi i tretë që ndalohet për këtë vrasje pasi më herët 2 të arrestuar u liruan. Mbeten ende të paqarta rrethanat e krimit dhe motivet.