Policia britanike gjen pjesët e trupit të masakruar të një vajze të futur në dy valixhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një zonë malore në Britani të Madhe janë zbuluar pjesët e trupit të një vajze 28-vjeçe, që ishin futur në dy valixhe. Viktima është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për Phoenix Netts, shkruan Sky News.

Pjesët e trupit janë gjetur më 12 maj në afërsi të një gurthyesi në Gloucestershire. Gareeca Conita Gordon, 27-vjeç nga Birminghami, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e Netts në shtëpinë e saj gjatë periudhës 14 prill deri më 12 maj.

Ndërkaq Mahesh Sorathiya, 38-vjeç nga Volverhampton akuzohet për pjesemarrje në vrasje. E në anën tjetër policia britanike ka gjetur trupin, pas një telefonate që e kishte pranuar për një lëvizje të pazakontë të një veture.

Me të lokalizuar veturën, ata disa orë më vonë i kanë gjetur valixhet me pjesët e trupit të viktimës. Testet mjeko-ligjore nuk kanë dhënë rezultate konkrete dhe për këtë është urdhëruar kryerja e një sërë testesh tjera.

Share This Article