Policia britanike me zbulim rrëqethës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike në rrjetin social Instagram, ka zbuluar një grup që ishte formuar nga disa adoleshente që “negocionin vetëvrasjet”.

Siç raporton BBC, në grup ishin 12 adoleshente të moshës nga 12 deri në 16 vjet dhe që jetojnë në jug të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Ekzistenca e këtij grupi u zbulua rastësisht, kur tri adoleshente u zhdukën. Ato u gjetën me shëndet të rënduar në Londër.

Në anën tjetër, rrjeti social Instagram ka njoftuar se nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme dhe se nuk janë shkelur rregullat.

Instagrami përdor inteligjencën artificiale dhe programe të veçanta për zbulimin dhe bllokimin e porosive që konsiderohen me “rrezik”.

“Rrjetet sociale kanë rritur dukshëm ndikimin e tyre tek adoleshentët, përfshirë edhe ata që mendojnë vetëvrasjen apo vetëlëndimin”, thuhet në kumtesën e policisë.

Organet e rendit i kishin lokalizuar tri vajzat e zhdukura, pasi që me tren kishin udhëtuar për në Londër. Njëra prej tyre është gjetur pavetëdije në rrugë – dhe me urgjencë është dërguar në spital për tretman.

Shpejtë janë gjetur edhe dy adoleshentet e tjera që zbuluan se janë njohur përmes Instagramit. Kështu policia zbuloi tërë grupin. 

Share This Article