Policia britanike në kërkim të vjedhësve të produkteve Apple me vlerë 5 milionë funta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia thekson se kërkon të komunikojë me njerëz të cilëve u është ofruar të blejnë produkte të Apple me kushte të pazakonta dhe çmime të ulëta

Policia e Britanisë është vënë në kërkim të personave që vodhën produkte Apple me vlerë 5 milionë funta nga një kamion.

Mediat britanike theksojnë se vjedhja ka ndodhur mbrëm në një rrugë në Northamptonshir.

Vjedhësit ndaluan kamionin dhe më pas lidhën rojet dhe shoferin. Nga këtu vjedhësit e dërguan kamionin në zonën industriale, dhe ngarkuan produktet në vlerë 5 milionë funta në një tjetër makinë.

Vjedhësit, të cilët një kohë udhëtuan me këtë makinë, produktet i bartën në makinën e tretë.

Duke theksuar se në mesin e produkteve të vjedhura ka Apple Watch, modele të ndryshme iPhone dhe karikues, plicia ka kërkuar asistencën e njerëzve që kanë kaluar në këtë pjesë të qytetit ose nëse kanë ndonjë video.

Policia gjithashtu thekson se kërkon të komunikojë me njerëz të cilëve u është ofruar të blejnë produkte të Apple me kushte të pazakonta dhe çmime të ulëta.

Apple në javët e fundit hodhi në treg modelet e reja të Apple Watch, iPad, iPhone dhe Mac.

Share This Article