Policia britanike nis hetimet ndaj qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka nisur një hetim ndaj disa zyrtarëve të qeverisë që dyshohet se kanë organizuar tri ahengje gjatë vitit të kaluar, kur shteti ishte në izolim total shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Dy ahengje në Downing Street, të organizuara më 27 nëntor dhe 18 dhjetor dhe një tjetër në departamentin e arsimit më 10 dhjetor, janë cak i hetimeve për shkelje të mundshme të masave ndaj COVID-19. Hetuesit kanë thënë se çdo veprim i jashtëligjshëm nga zyrtarët e qeverisë, do të raportohet te policia.

Kryeministri Boris Johnson ka konfirmuar nisjen e hetimeve për pamjet e publikuara, në të cilat zyrtarët e qeverisë bënin shaka për ahengun e 18 dhjetorit, ditën kur Britania konfirmoi 400 vdekje nga COVID-19.

Zëdhënësja e qeverisë, Allegra Stratton, ka dhënë dorëheqje pas skandalit në të cilin ishte e përfshirë edhe ajo. Policia Metropolitane ka bërë të ditur se hetimi për tubimin e 18 dhjetorit nuk do të bëhet për shkak të mungesës së provave. Qeveria ka vazhduar të insistojë se nuk është mbajtur asnjë aheng më 10 dhjetor, periudhë në të cilën Londra ishte nën masa të ashpra të izolimit, përfshirë ndalimin e të gjitha tubimeve.

Share This Article