Sports
Policia britanike po heton tifozët e Maccabi Tel Aviv në bashkëpunim me ushtrinë izraelite
Vendimi për transfertën e tifozëve të Maccabi Tel Aviv në Birmingham për ndeshjen në Europa League po diskutohen gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas raportimeve nga “Middle East Eye”, policia e West Midlands ka nisur një hetim mbi tifozët e skuadrës izraelite pas një paralajmërimi nga policia holandeze. Ky raport ka identifikuar më shumë se 200 tifozë me lidhje me Ushtrinë Izraelite dhe e ka paralajmëruar se disa prej tyre janë luftëtarë të organizuar, të gatshëm për të shkaktuar dhunë.
Polemikat u intensifikuan kur qeveria britanike e quajti ndalimin e transfertës si një masë antisemite. Ministrja e Kulturës, Medias dhe Sporteve, Lisa Nandy, theksoi se ky vendim reflektonte një diskriminim ndaj tifozëve izraelitë dhe hebrenj. Në përgjigje, policia deklaroi se vendimi i saj vinte si rezultat i rrezikut të lartë për dhunë dhe nënvizoi se grupi i tifozëve kishte pasur histori përplasjeje me policinë.
Ish-lideri laburist Jeremy Corbyn kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë, duke argumentuar se po e përdorte sigurinë publike për qëllime politike. Edhe deputeti i pavarur, Ayoub Khan, mbështeti ndalimin, megjithatë tha se kishte marrë kërcënime pas kësaj.
Ndërkohë, bashkia e Amsterdamit vendosi të ndalojë tifozët e Maccabi Tel Aviv në kryeqytet për shkak të ngjarjeve të dhunshme të vitit të kaluar. Në ndeshjen e së enjtes mes Aston Villas dhe Maccabi Tel Aviv, janë parashikuar 700 forca policore për të përballuar protestat pro-palestineze, me aktivistë që e konsiderojnë të papranueshme praninë e klubit izraelit në kompeticione për shkak të situatës në Gaza.
Policia e West Midlands raportoi se ngjarjet në Amsterdam përfshinin aktin e grisjes së flamurit palestinez dhe këngë me përmbajtje përçarëse, që kanë rritur shqetësimet për potencialin e dhunës në rrugët britanike në rast se tifozët izraelitë udhëtojnë në Angli. Diskutimet mbi këtë çështje mbeten të nxehta, duke theksuar tensionet politike dhe sociale përtej fushës së lojës.
Sports
Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni
Kazuyoshi Miura, ish-sulmuesi i Genoa-s, i cili mbush 59 vjeç në shkurtin e ardhshëm, ka njoftuar se do ta vazhdojë karrierën e tij duke u bashkuar me Fukushima United, një klub japonez i divizionit të tretë, në formë huazimi.
“Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht moshës sime”, tha ish-lojtari i kombëtares japoneze. I njohur me nofkën “Mbreti Kazu” në atdheun e tij, Miura bëri shtatë paraqitje sezonin e kaluar për Atlético Suzuka, një klub japonez i divizionit të katërt që përfundimisht ra në ligën rajonale.
Ai u kthye në Japoni në vitin 2024 pas një periudhe me Oliveirense, një klub portugez i divizionit të dytë, ku kishte qenë gjithashtu i huazuar nga Yokohama.
Miura debutoi në vitin 1986 me klubin brazilian Santos dhe, përveç Italisë, luajti edhe në Japoni, Kroaci dhe Australi. Në vitin 1990, ai debutoi për ekipin kombëtar japonez, duke bërë 89 paraqitje dhe duke shënuar 55 gola, por u la jashtë skuadrës për Kupën e Botës në vitin 1998 dhe luajti ndeshjen e tij të fundit në vitin 2000.
Sports
Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle
Armando Broja luajti titullar për Burnley në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League të humbur me rezultatin 1-3 përballë Newcastle.
Ndërsa Burnley pësoi dy gola brenda pesë minutave, sulmuesi kuqezi asistoi për Laurent në minutën e 23-të për të ngushtuar diferencën.
Ndërsa Newcastle arriti të shënojë dhe një gol të tretë në fundin e takimit, për sulmuesin kuqezi u shfaq edhe njëherë frika e një dëmtimi, por arriti të përfundojë ndeshjen.
Sports
Ndryshim i rregullit të pozicionit jashtë loje, FIFA do që të favorizohen sulmuesit
FIFA vazhdon të bëjë të tjera eksperimente për ta bërë edhe më tërheqëse lojën.
Po mendohet një ndryshim i rregullit të pozicionit jashtë loje, në mënyrë që të favorizohen sulmuesit. Gianni Infantino e ka bërë të qartë vizionin e FIFA-s gjatë ceremonisë së “World Sport Summit” në Dubai.
“Vite më parë futëm VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t’i dhënë arbitrit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona persona nga shtëpia apo nga stadiumi e kanë parë, – ka shpjeguar presidenti i FIFA-s. – Po e përmirësojmë gjithmonë e më shumë VAR-in me një teknologji më të avancuar, për të ndihmuar arbitrat që të marrin vendime të drejta.
Vazhdojmë të rishikojmë rregullat me qëllimin për ta bërë lojën me sulmuese, më tërheqëse. Po shohim rregullin e pozicionit jashtë loje, që ka evoluar gjatë viteve, duke imponuar sulmuesin të pozicionohet në mënyrë perfekte në linjë me mbrojtësin. Ndoshta në të ardhmen duhet të jetë me gjithë trupin përpara mbrojtësit për të qenë në pozicion të parregullt”.
Ideja është për të sinjalizuar pozicion jashtë loje vetëm kur sulmuesi është krejtësisht përara mbrojtësit. Infantino ka bërë me dije se FIFA po merr masa edhe për të evituar humbjen e kohës gjatë ndeshjes. “Është e rëndësishme që loja të rrjedhë në mënyrën e duhur, kështu që ndërprerjet duhet të reduktohen sa më shumë”, – ka theksuar kreu i FIFA-s.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK18 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania19 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
