Policia britanike: Therjet në tren u kryen prej një sulmuesi të vetëm, s’lidhen me terrorizmin  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
The word 'Police' below the fluorescent decals on a police car on a UK street, with other police vehicles in the distance.

Një burrë britanik 32 vjeç është i dyshuari i vetëm u akuzuar për therjet masive në një tren në Angli, ka bërë të ditur policia britanike pas një tjetër person është arrestuar të dielën lidhur me rastin pa ndonjë akuzë, raporton Reuters.

Policia ka bërë të ditur se sulmi me thikë që rezultoi me 11 persona në spital nuk ishte incident terrorist. Një 35-vjeçar që ishte arrestuar më parë është liruar pasi policia ka nxjerrë përfundimin se nuk kishte lidhje me sulmin.

Deri në orët e vona të së dielës, pesë persona të lënduar nga sulmi janë liruar nga spitali. Në mesin e të plagosurve ishin edhe disa anëtarë të ekuipazhit të trenit që ishin munduar ta ndalnin sulmuesin dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike, ka njoftuar policia.

“Detektivët kanë shikuar kamerat nga treni dhe është e qartë se veprimet e tij ishin asgjë më pak se heroike dhe padyshim se ai shpëtoi disa jetë njerëzish”, thuhet në një njoftim të policisë.

Policia kundër terrorizmit ka ndihmuar me hetimet fillestare pas sulmit masiv me thikë kundër pasagjerëve në Anglinë lindore të shtunën, por policia më vonë ka thënë se nuk kishte sugjerime se incidenti mund të ketë qenë akt terrorizmi.

Tani po vazhdon puna për ta zbardhur rastin dhe rrethanat që çuan drejt sulmit. Po hetohet edhe e kaluara e sulmuesit, ka njoftuar policia.

Share This Article