Policia e EULEX-it po bastis shtëpinë e ish-zëdhenësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e EULEX-it po bastis shtëpinë e ish-zëdhenësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka rrëfyer momentin kur shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e EULEX-it. Ajo tha se EULEX ka hyrë në shtëpi pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument, teksa thekson se Krasniqi është ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë dhe është duke u marrë në pyetje që nga ora 06:30 e mëngjesit të sotëm.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, na ka brengos mënyra qysh kanë hy në shtëpi pjesëtarët e EULEX-it…Kanë mbërri në mëhallë në mëngjes, e pash që e kanë rrethu komplet shtëpinë, në momentin që e kam hapur derën kam kërku a kanë drejt me kontrollu, kanë hy në shtëpi pa paralajmërim pa asnjë dokument”, tha vajza e Krasniqit në Kanal10.

Tutje ajo shtoi se Jakup Krasniqi është duke u intervistuar në katin e parë të shtëpisë.

“Është në katin e parë të shtëpisë, për momentin po intervistohet nga ora 06:30”, tha tutje ajo.

Ajo tha se gjithmonë familja e ka pasur bindjen që “babi ka me qenë vetëm dëshmitar”.

Ndryshe, pak më parë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar edhe përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion. 

Share This Article