Policia e Kosovës arreston 69-vjeçarin serb, dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999, i dyshuari ka mbajtur detyrën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut.

Më tej policia thekson se i personi i arrestuar është dërguar në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DhKL) ku pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/586784410328488?ref=embed_post
Share This Article