Policia e Kosovës: Gjendet i vdekur një person në Gjakovë – në Kaçanik dyshohet për dhunimin e një vajze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë është gjetur i vdekur nga babai i tij në Gjakovë, të enjten pasdite.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në këtë raport.

Në këtë raport, po ashtu, bëhet e ditur se në Komunën e Kaçanikut nëna ka njoftuar Policinë se vajza e saj është marr nga një person i panjohur me veturë, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale”, theksohet në raport.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.

Sipas Policisë së Kosovës që të dyja rastet janë duke u hetuar.

Share This Article