Policia e Kosovës: Gjendja në veri është tensionuar për shkak të zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zgjedhjet që do të mbahen në veri të vendit, kanë ndikuar në tensionim të situatës në këtë pjesë.

“Situata në veri kemi situatë stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë pas këtyre zgjedhjeve në Mitrovicë. Edhe sa i përket qytetarëve në veri janë mjaft të tensionuar se edhe nuk kanë shërbime të duhura të mundshme”, tha Qalaj.

Ai ka paralajmëruar ndryshime që do të ndodhin në disa stacione policore në atë pjesë.

“Policia dhe politika janë krejt të ndryshme, ne duhet të fokusohemi vetëm në çështje policore. Çështja e implikimeve që ka Brukseli është politike dhe jo gjithherë. Shumë shpejt ta kemi edhe prokurorinë e shtetit dhe mos të lejojmë që njerëzit të jenë të shqetësuar dhe t’ju garantojmë kushte. Por gjendja në veri është gjendje e tensionuar”, tha Qalaj.

Këto komente, Qalaj i bëri në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, ku ka raportuar së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Share This Article