Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodhej grupi i armatosur serb së bashku me dhjetëra pelegrinë.
Raportohet se pas ndërhyrjes policia ka shoqëruar në rajonin në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar nëse mes tyre ka të infiltruar.
Ministri i Brendshëm Sveçla informoi më herët se brenda manastirit gjetur sasi e madhe e armatimesh.
Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues.