Policia e Kosovës shko në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ditës së sotme, 110 pjestarë të Policisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë, për t’i dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.

Një ekip i Policisë së Kosovës prej 110 pjesëtarëve është nisur gjatë ditës sotme në Shqipëri për t’u dal në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë pas tërmeteve të shumta të ditës së sotme.

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se janë nisur njësitet emergjente për t’i asistuar.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq është bërë edhe publike fotografia ku shihen veturat e policisë së Kosovës në autostradën e ‘Kombit’.

Deri më tani në Shqipëri kanë vdekur 31 persona dhe mbi 600 kanë mbetur të lënduar.

Share This Article