Policia e Kosovës shpall në kërkim reperin Noizy: Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me anë të një deklarate, policia e Pejës bën të ditur se ka shpallur në kërkim reperin e njohur shqiptar Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit Noizy, si dhe një tjetër person.

Ata akuzohen se kanë dhunuar një person në një lokal nate në Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë:

1. Rigels (Bashkim) RAJKU  i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.

2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI   i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

“Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, mbyllet njoftimi i policisë.

Share This Article