Policia e Shtetit nisi në PD vendimin e GJKKO për Berishën, Noka shkresë Rrumbullakut: Këtu drejtohen vetëm komunikime që lidhen me subjektin politik, jo me…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit Flamur Noka ka refuzuar shkresën e dërguar nga Policia në adresën e selisë së Partisë Demokratike për vendimin e Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një shkrese nisur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakut, Noka shkruan se “Partisë Demokratike i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes”

Shkresa dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit:

I nderuar z. Rrumbullaku,

Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 9196/2 prot. “Dërgohet njoftim”, drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatojmë se njoftimi juaj nuk i drejtohet subjektit politik Partia Demokratike por përmban njoftimin e një shtetasi. Përsa më sipër, duke konsideruar se njoftime të tilla për vetë natyrën e tyre janë akte strikt personale, ju lutemi të gjeni bashkëlidhur njoftimin tuaj, në mënyrë që t’a përcillni atë pranë shtetasit të interesuar, sipas parashikimeve ligjore.

Kërkojmë nga ana juaj që në të ardhmen, Partisë Demokratike t’i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes.

Me respekt,

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Flamur NOKA

Në mungesë dhe me porosi Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore

Share This Article