Policia ekzekuton 18 persona për të vënë në zbatim masat e Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Nigeri, ku forcat e policisë dhe ushtrisë kanë vrarë 18 persona.

Sipas mediave vendase, policia dhe ushtria nigeriane janë përpjekur për të zbatuar me çdo kusht masat e bllokadës së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Trazirat janë regjistruar në qytetin e Lagos dhe kryeqytetin Abuja. Grupet e të drejtave të njeriut në Nigeri thonë se shifra e viktimave është më e lartë, sesa vetë numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend.

Deri më tani në Nigeri janë regjistruar 407 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës. Prej këtyre: 128 janë shëruar, 12 kanë vdekur, ndërsa 267 janë ende raste aktive.

Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë.

Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.

“Në një kohë kur Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 11 viktimave, agjentët e sigurisë kanë kryer 18 ekzekutime jashtëgjyqësore.

Share This Article