Policia franceze u krenua se gjeti drogë, në fakt ishin haribo të bluar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë javë, policia në Paris njoftoi për, siç tha, një hetim të frytshëm dhe një bastisje që rezultoi në gjetjen e drogës me vlerë të tregut të rrugës prej mbi një milionë eurosh.  Në të vërtetë, doli se operacioni ishte “i frytshëm” në një mënyrë tjetër.

Burimet e afërta me këtë hetim thanë se pluhuri ngjyrë rozë në fakt s’ishte gjë tjetër pos sheqerka të bluara, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një person i dyshuar përballet me ndjekje penale, sepse policia gjeti edhe telefona të vjedhur dhe makinë për prodhimin e pilulave të ekstazisë, raporton gazeta Le Parisien.

Megjithatë, nuk është e qartë pse sasia e konfiskuar fillimisht u raportua si drogë ilegale dhe pse sasia e madhe e sheqerkave është shndërruar në pluhur.

Operacionet e konfiskimit të drogës nganjëherë dalin të dështuara. Vitin e kaluar, një sasi që fillimisht u cilësua si sasia më e madhe e ketaminës që është konfiskuar ndonjëherë në Tajlandë doli të jetë një lloj agjenti për pastrim.

Share This Article