ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  12 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 12 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  12 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 12 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

albnews by albnews
11 September, 2025
in Bota, Kosova
0
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator.

E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.

RelatedPosts

Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh

Roja bregdetare shpëton 94 persona në La Mansh

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”.

Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë mundësinë që ta marrin përsipër këtë rast, tha Reul.

Një mësuese 45-vjeçare pësoi plagë serioze pasi u ther me thikë në një shkollë profesionale javën e kaluar. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale, por sipas Reulit, mësuesja tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia u konfrontua me sulmuesin e dyshuar, kur hasi në të rreth 3 kilometra larg nga kolegji dhe qëlloi atë me armë zjarri, pasi i dyshuari kishte pasur në dorë një thikë.

I riu, i cili sipas mediave në Gjermani ishte student në shkollën ku ndodhi rasti, pasi u plagos gjatë konfrontimit me policinë u dërgua në spital për trajtim.

Bild më 11 shtator zbuloi pjesërisht identitetin e të dyshuarit, duke e identifikuar si Erjon S. Kjo e përditshme raportoi se ai e kishte therur me thikë një të pastrehë 44-vjeçar para se të sulmonte mësuesen.

Më pas ai kishte incizuar një video në telefonin e tij, ku tha se mësuesja e kishte “fyer profetin” dhe bërtiti Allahu Akbar, raportoi Bild.

“Hetuesit tani besojnë se studenti, i cili gjendet në paraburgim nën dyshim për vrasje të mbetur në tentativë, po ndiqte një plan terrorist islamist dhe e sulmoi mësuesen për shkak të fyerjes së supozuar të fesë së tij”, shkroi gazeta./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result