Policia greke: Si e kuptuam që në momentin e parë që burri ishte vrasësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Greqinë, ku Carolina nëna 20-vjeçare u vra nga bashkëshorti  i saj, mediat greke shkruajnë se policia ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes ishte piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis në një intervistë tha se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij kishin ngritur dyshime.

“Kur hajdutët hyjnë në një shtëpi për të grabitur zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë”- rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.

Po ashtu, Presidenti i Policisë së Attikës zbuloi se kolegu i policisë në atë moment pa sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopulos dhe e mori fëmijën nga duart e autorit të krimit. Ai shtoi se kolegu që mbante foshnjën e bëri këtë nga dashuria për të mbrojtur foshnjën sepse e mendoi të keqe. “Pastaj ai më tha se kishte ndjesinë se vrasja ishte kryer nga burri i tij.”

Sa i përket nëse autori i krimit ishte i lidhur nga një person tjetër apo ishte i lidhur nga ai vetë, Z. Kalliakmanis nënvizoi se një tjetër oficer policie që ishte në shtëpinë në Glyka Nera i tha atij se “ai po më thoshte çuditërisht, më zgjidh, po mbytem, unë shpejt i preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa u lidhur vërtet apo jo”.

Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre. Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve.

Share This Article