Policia kritikohet për veprimet në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia metropolitane në Londër është kritikuar për menaxhimin e dobët të vigjiljes për të përkujtuar Sarah Everard, shefe marketingu që u vra teksa po kthehej në shtëpi. Një polic është arrestuar nën dyshimet për kidnapimin dhe vrasjen e saj.

Të shtunën mbrëma situata është përkeqësuar në jug të Londrës, kur policia nisi të arrestonte pjesëmarrësit ndërkaq gratë i largoi nga tubimi përkujtimor. Policia ka konfirmuar arrestimin e katër personave dhe është arsyetuar se këtë e ka bërë për sigurinë e njerëzve.

Qindra persona janë mbledhur të shtunën mbrëma për të përkujtuar 33-vjeçaren, vrasja e të cilës ka ngjallur debat publik në lidhje me sigurinë e grave nëpër rrugët e Britanisë së Madhe.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar sqarime nga policia metropolitane në lidhje me veprimet e zyrtarëve gjatë tubimit të së shtunës. Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se skenat e dhunshme ishin të papranueshme, ndërkaq ka kërkuar një sqarim nga shefat e policisë metropolitane.

Share This Article