Disa dhjetëra protestues që kishin mbetur para godinës së kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë larguar nga rruga prej efektivëve të Policisë së Shtetit.
Edhe pse gjatë paradites numri i protestuesve ishte shumë herë më i madh, dhe një nga skenarët e tyre ishte edhe qëndrimi për 24 orë para kryeministrisë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, kishin mbetur fare pak persona, të cilët policia arriti t’i largonte pa incidente madhore.
Gjatë paradites, mijëra vetë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar.
Me pankarta në duar dhe me fjalime përpara zyrës së kryeministrit, protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për abuzimet që janë bërë javët e fundit me çmimet dhe ndërhyrjen që ka bërë qeveria për t’i frenuar ato.