ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare” 4 hours ago
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton 4 hours ago
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra 4 hours ago
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit 9 hours ago
Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Policia malazeze kap serbin me letra tepër sekrete dhe detyra ushtarake

albnews by albnews
13 March, 2020
in Bota
0
Policia malazeze kap serbin me letra tepër sekrete dhe detyra ushtarake
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia malazeze ka arrestuar të mërkurën shtetasin serb, Zhelko Stankoviqin, i punësuar si civil në Kishën Ortodokse Serbe në Manastirin Ostrog, me qëllim të hetimeve të mëtejshme në lidhje me dokumentet e kapura që mbajnë shenjën “Tepër sekrete” në të cilat paralajmërohet organizimi i aksioneve diversantë në Mal të Zi, shkruan “Pobjeda” e Podgoricës.

informatave të “Pobjedës” policia malazeze në fillim të javës zhvilloi një aksion të gjerë me qëllim të identifikimit të disa personave me interes për sigurinë, për të cilët dyshohet me bazë se janë pjesë e operacionit të kontrabandimit të narkotikëve.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Të mërkurën, siç raportojnë mediat, policia bastisi në banesë në Nikshiq, ku priste të gjejë personin nga Podgorica me interes për sigurinë, për të cilin ishte dhënë fletë-arresti intern. Por, në vend të pjesëtarit të kërkuar të klanit kriminal, forcat policore në atë banesë gjetën Zhelko Stankoviqin, shtetas serb me vendbanim të paraqitur në Mal të Zi, ndërsa policisë i deklaroi se punonte në pronat e Manastirit Ostrog.

Por policia përveç ca qeskash marihuanë gjeti diçka më interesante – “tre letra tepër sekrete”, të shënjuara si “sekret ushtarak”.

Në fund të telegrameve të kapura ishin nënshkrimet e personave, që me të vërtetë ekzistojnë: Bratisllav Gashiq, drejtor i Agjencisë Informative të Sigurimit të Serbisë, si dhe i Zoran Stojanovit nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Që të tri këto dokumente mbanin titullin – “Komanda “Panter”, ndërsa përmbajtja ishte e tmerrshme. Marrësi i telegramit të parë njoftohej se ai (personi i paidentifikuar, pa emër në telegram) dhe njerëzit e tij nga Komanda “Panter” “nuk bëjnë pjesë në përbërjen e Ministrisë së Mbrojtjes ose të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë” se paraprakishte komandanti i caktuar i forcave në Mal të Zi, me emrin e koduar “Gjeraqina” (Jastreb) “ka hequr dorë nga operacioni” dhe se “para konflikteve të armatosura në Mal të Zi” duhet të marrë dy pako.

Kontakti: “Gjarpri”

Dërgesat që duhej t’i merrnin “panterët” në Mal të Zi ishin të shënjuara me shifrat cc-24/1 dhe cc-24/2. Nuk theksohet përmbajtja e pakos, por me precizitet caktohen detyrat e njësitit sekret: “marrja e pozitave strategjike, vëzhgimi, diversionet dhe ruajtja e pozitave strategjike dhe objekteve gjatë konfliktit”…

Në fund të letrës tepër sekrete theksohet se “komunikimi i mëtejshëm do të vazhdojë përmes kontaktit “Gjarpri”.

Letra e cituar është regjistruar më 15 nëntor të vitit 2019. Për nga mënyra e të shkruarit, struktura e tekstit dhe komandat e përmendura, dokumenti sekret të kujton instruksionet për “operacione të errëta”, të cilat një shtet, përmes agjentëve dhe mercenarëve, zhvillon fshehtas në territorin e shtetit tjetër.

Është indikativë edhe koha e dërgimit të letrave: ndonjë javë para miratimit të Ligjit mbi lirinë fetare, kur partitë politike proserbe në Mal të Zi, madje edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe paralajmëronin me zhurmë trazira, protesta dhe “objekte të shenjta të mbrojtura me gjak” nëse miratohet ligji në Kuvendin e Malit të Zi.

Momenti për ndonjë aksion “të fanatikëve patriotikë” ishte ideal: pritej që nga janari në Mal të Zi të ndodhin trazira.

Që çdo gjë të marrë formën e autentitetit, në fund të letrave të sekuestruara janë nënshkrimet e personave që realisht ekzistojnë në nomenklaturën infromative të Serbisë: Bratisllav Gashiq, drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë të Serbisë, si dhe Zoran Stojanov, jurist i punësuar në Minisstrinë e Mbrojtjes të Republikës së Serbisë.

Gjurmët dhe dyshimet

Bëhet fjalë për njerëz që njëmend ndodhen në këto këto pozita.

Gashiqi, ministri i dikurshëm kontrovers i Mbrojtjes i Serbisë, që nga viti 2017 me urdhër të Aleksandar Vuçiqit ishte drejtor i BIA-s (Agjencisë Informative të Sigurisë) , kurse Zoran Stojanov është nëpunës ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Zoran Vulinit, i autorizuar për zgjidhje në bazë të kërkesës për qasje në informatat nga kompetenca e Drejtorisë për marrëdhënie me publikun.

Në fund të letrës tepër sekrete theksohet se “më tutje komunikimi vazhdon përmes kontakteve ‘Gjarpri’”.

Stankoviq në Mal të Zi ishte vendosur më 2017 dhe ishte punësuar në Manastirin e Ostrogut. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk bën punë të rënda fizike, ndonjëherë siguron kalimin e kolonave të pelegrinëve. Se rregullisht merr 400 euro në muaj…

ka hollësi të tjera nga hetimet, pos të dhënës se Stankoviq është arrestuar, shkruan ‘Pobjeda’ e Podgoricës, transmeton Koha.net.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

11 September, 2025
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11 September, 2025
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

11 September, 2025
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result