Policia e Londrës po zhvillon një operacion për kapjen e personi që dyshohet se vrau tre gra në një shtëpi.
Kyle Clifford, 26 vjeç, nga Enfield, kërkohet nga policia pas vdekjes së tre grave, që besohet se janë nga e njëjta familje, në Hertfordshire.
Policia i ka gjetur viktimat mbrëmë me plagë të rënda, nga të cilat më pas kanë ndërruar jetë.
Policia paralajmëron se burri mund të jetë ende i armatosur dhe i rrezikshëm dhe u bën thirrje njerëzve që e shohin të mos i afrohen dhe të informojnë policinë.
Një detektiv nga Njësia e Krimit të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire tha: “Ky është një incident tepër i vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre.
Ndërsa jemi ende në fazat e hershme të këtij hetimi, ne po kërkojmë Kyle Clifford, i cili besojmë se mund të jetë në zonat Hertfordshire ose Londrën e Veriut.
Nisur nga natyra e rëndë e ngjarjes, do t’i kërkoja kujtdo që e di vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë policinë. Nëse mendoni se e shihni, ju lutemi mos iu afroni dhe telefononi menjëherë 999. Ai mund të ketë ende një armë në posedim.