Policia ne britani përdorë forcën për të shpërndarë klinetet e palestrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka kryer një “bastisje” brenda një palestre në Liverpool, e cila ishte hapur dhe kishte pranuar klientë pavarësisht se autoritetet kishin mbyllur ato si masë preventive kundër coronavirusit.

Ata madje përdoren forcën për të arrestuar një klient, e të tjerët goditeshin me shkop derisa po tentonin të arratiseshin.

Si rezultat i këtij operacioni policor, janë arrestuar tre persona dhe 52 tjerë janë dënuar kur u kapën në palestër në Merseyside.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një klient që mundohet të arratiset, kapet nga policët që për ta prangosur përdorin forcën – e të tjerët që ishin në palestër dhe tentuan të arratisen janë goditur me shufra.

Situata u tensionuar kur një 34-vjeçar filloi të bëhet agresiv, t’i shajë policët dhe të refuzojë bashkëpunimin me ata.

Share This Article