Policia në ka gjetur armë të ndryshme dhe heroinë në Shkup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se Zyra për siguri publike dhe SPB-Shkup kanë gjetur disa lloje të armeve në rrugën “Alpi”, transmeton Portalb.mk.

“Biroja për siguri publike – Reparti për polici kriminalistike në koordinim me SPB Shkup – Reparti për tregti të palejuar me drogë, mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lokacionin rruga “Alpi” në Shkup dhe në bunkerët special të krijuar është gjetur më shumë lloje të armëve” njoftojnë nga MPB-ja.

Në aksionin policor janë kapur tri pistoleta automatike, një snajper, dy pistoleta automatic me municion, një pistoletë gjysmëatomike, e cila vjen nga vepra penale vjedhje e rëndë në një shitore me armë.

“Gjatë kësaj bastisjeje, janë gjetur edhe 2.5 kilogram heroinë”, raportojnë nga MPB-ja.

Share This Article