Policia në kërkimin të vrasësit, teksa katër mace shtëpish helmohen në të njëjtën rrugë në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një hetim ka nisur pasi katër mace u helmuan me ‘antifreeze’ (materiali i përdorur për shkrirjen e lëngjeve të makinës në mot të ftohtë) në të njëjtën rrugë në një qytet të Britanisë.

Dy vjeçarja Benji, shtatë-vjeçarja Pixie, tetë-vjeçarja Rupert, dhe 12-vjeçarja Syclla kanë vdekur të gjitha javën që shkoi në Derbyshire, nga e enjtja deri të dielën.

Vrasësi besohet se është ende i lirë dhe autoritetet e kafshëve  kanë nisur hetimet për të sjellë drejtësi për tre familjet të cilave macet i përkisnin, në rrugën Patina Way.

Inspektorja e kafshëve Beth Boyd tha se macet ishin dërguar te veterineri pasi ishin ndjerë keq por ata ishin detyruar t’i ‘neutralizonin’ ato:

“Në këtë periudhë të vitit askush nuk besohet se përdor ‘antifreeze’ në makinat e tyre prandaj nëse dikush e mban këtë substancë helmuese mund të jetë për të lënduar qëllimisht macet. Macet tërhiqen nga era dhe shija e materialit ‘antifreeze’ por ai mund të jetë fatal për to, madje edhe në masa të vogla. Është një shkelje e ligjit të helmosh apo të lëndosh një kafshë në këtë mënyrë dhe i kërkojnë kujtdo që ka informacion të na kontaktojë. Sipas ligjit të Mirëqenies së Kafshëve 2006, shkelësit përballen me një dënim prej gjashtë muaj burg dhe gjobë të pakufizuar”.

Share This Article