Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale përmes platformave online. Hetimi ka nisur bazuar në informacionet e siguruara, njoftoi policia, dhe po vijon puna intensive për dokumentimin ligjor.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla. Ato premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
“Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP”, njoftoi policia.