Policia përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve në Kapitol Hill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia përdori gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve pro-Trump, që sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ndërsa deputetët u udhëzuan të përdornin maska ​​gazi, raportuan dy prej tyre në Twitter.

“Policia na kërkoi të merrnim maska ​​gazi, sepse kishte hedhur gaz lotësjellës në Rotunda”, shkroi përfaqësuesi demokrat, Jim Himes.

“Na thanë të shtriheshim përtokë dhe të vinim maskat e gazit”, shtoi kolegu i tij, Dan Kildee.

Mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Share This Article