Policia portugeze sekuestron 5200 kilogramë kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia portugeze ka sekuestruar 5.2 tonelata kokainë, që ishte në një jaht që lundronte nën flamurin spanjoll.

Vlera e kësaj kokaine në tregun e zi është 200 milionë euro, dhe është sasia më e madhe e sekuestruar e drogës që ka ndodhur në këtë vend në 15 vitet e fundit.

Nga policia kanë bërë të ditur se kjo është një prej sekuestrimeve më të mëdha në Evropë që ka ndodhur viteve të fundit.

Jahti brenda të cilit u gjet droga, ishte 24 metra e gjatë dhe gjendej në Oqeanin Atlantik.

E pas sekuestrimit të drogës janë arrestuar dy shtetas spanjollë dhe një peruan. Besohet se ishin pjesë e grupit që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

“Kjo është një goditje për ata që në Evropë kanë dashur të sjellin kokainë”, ka thënë Luis Nevec nga policia portugeze.

E në zbulimin e kokainës ishin përfshirë Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Share This Article