Policia sekuestron 9,4 tonë mish nga Kina i infektuar nga gripi i derrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE PHOTO: Workers in protective suits are seen at a checkpoint on a road leading to a village near a farm where African swine fever was detected, in Fangshan district of Beijing, China November 23, 2018. REUTERS/File Photo

Policia italiane sekuestroi mbi nëntë tonë mish nga Kina, që mendohet të jetë i infektuar nga virusi i gripit të derrit.

Policia italiane deklaroi sot se kishte sekuestruar 9,4 tonë mish derri, i importuar në mënyrë të paligjshme nga Kina dhe që mendohet të jetë i infektuar nga një virus kafshe.

Italia ndaloi importin për të penguar përhapjen e etheve të derrit afrikan, që ka prekur kafshët, por që nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

”Mish u sekuestrua në qytetin e Padovas, në veri të vendit, dhe ishte i destinuar për restorantet lokale kineze”, theksoi policia doganore e “Guardia di Finanza” në një komunikatë.

Ai ishte bashkuar me perimet dhe nuk ishte i ngrirë plotësisht, në shkelje të rregullave për sa i përket shëndetit dhe sigurisë për transportin e ushqimeve.

Sipërmarrësi kinez, i cili ka importuar mallrat, është raportuar në prokurori për tregti të mallrave të rrezikshme, përhapjen e sëmundjeve të kafshëve dhe kontrabandë./

Share This Article