Policia serbe “nxjerr dhëmbët”, dhunojnë emigrantët në Sombor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje është regjistruar këtë të martë në Serbi, ku policia e këtij shteti ka dhunuar emigrantët.

Ngjarja është demaskuar nga organizata  “Medical Volunteers International Serbia” e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të policisë duke rrahur emigrantët në Sombor të Serbisë.

Siç shprehen ata, kjo është një video e dëbimit të dhunshëm të ndodhur në Qendrën Transitore të Somborit, shkruajnë mediat serbe.

Në video shihen emigrantët që ikin nga policia serbe. Një qendër zyrtare tranziti e financuar nga qeveria duhet të jetë një vend i sigurt për njerëzit në lëvizje”, tha organizata.

Por, siç shtuan ata, kjo video tregon të kundërtën.

Kjo është dëshmi e qartë se policia serbe ka rrahur ilegalisht individë. Djali në këtë video është i mitur. Njerëzit raportuan se ata të kapur nga policia u dërguan në jug në Preshevë. Fatkeqësisht, kjo po bëhet sistematike. Qeveria e Serbisë jo vetëm që i injoron emigrantët, por shkel plotësisht të drejtat e tyre”, kanë thënë ata

https://www.instagram.com/p/CraervSsaHe/?utm_source=ig_web_copy_link
Share This Article