Policia shpëton tre turistët anglezë në Theth

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shkodrës ka shpëtuar tre turistë anglezë në zonat turistike malore të Thethit, pasi kishin humbur kontaktet mes tyre mbrëmjen e djeshme, në zonën e quajtur Qafë Thore. 

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë”, bën me dije policia.

Një falënderim shkon edhe për banorët e zonës nga ana e policisë, të cilët u sensibilizuan me ngjarjen dhe ndihmuan në gjetjen e tyre./Ora News/

Foto ilustrim

Share This Article