Policia shqiptare shton bashkëpunimin me policinë italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti të mërkurën drejtorine e Drejtorisë Hetimore Antimafia të policisë italiane, Maurizio Vallone.

Bisedimet u fokusuan tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet policive, për të hetuar në mënyrë të përbashkët, grupet kriminale të trafiqeve, që veprojnë në të dyja vendet. Ata folën edhe për të bashkërenduar aksionet policore me qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve, arrestimin e pjesëtarëve, si dhe sekuestrimin e aseteve financiare të tyre.

Gjatë bisedimeve u vlerësua se ky partneritet italo-shqiptar ka gjeneruar rezultate tejet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar.

Rrumbullaku shprehu bindjen se raportet e bashkëpunimit dhe të miqësisë do të zhvillohen edhe në aspekte të tjera policore, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

Vallone nga ana e tij vlerësoi aktivizimin e plotë të Policisë së Shtetit, kryesisht gjatë viteve të fundit, për të marrë pjesë, për të koordinuar dhe për të drejtuar operacione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e narkotikëve, në fushat e tjera të trafiqeve dhe kundër krimeve kufitare.

Share This Article