Policia spanjolle dhunë ndaj tifozëve pas humbjes së Realit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festa e tifozëve të Osasunës pas fitores ndaj Real Madrid është prishur për disa ngjarje të shëmtuara në momentin e largimit të mbështetësve nga stadiumi, pasi policia spanjolle ka ushtruar dhunë ndaj disa tifozëve të ekipit vendas. Gjithçka nisi kur një 20-vjeçar gjuajti me shishe plastike nga pas portës Tibo Kurtua të Realit, i cili u ankua te gjyqtari i sfidës. Autori ishte identifikuar dhe sipas rregullores, policia në fund të ndeshjes u fut në tribunë për të bërë shoqërimin e tij.

Por kjo nuk i pëlqeu një grupi tifozësh të tjerë të cilët nisën përplasjet me policët në stadium, të cilët nuk ngurruan t’u përgjigjen në mënyrën e tyre, duke ndërhyrë me shkopinj gome ndaj tifozëve e shkaktuar momente paniku e kaosi në ambientet e brendshme të stadiumit. Bëhet e ditur se ka nga kjo situatë, një tifoz ka mbetur pa ndjenja në tokë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve të cilët më pas e kanë shoqëruar në spital.

Share This Article