Policia u ndaloi protestën mjekëve në QSUT

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekët e QSUT kishin lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e sotme (24 shtator) përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohej rreth orës 10:00 dhe do të zgjaste një orë.

Por me pretendimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19, Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen.

Siç raporton gazetarja e RTV Ora, Anxhela Celibashi, mjekët janë thirrur për një takim në ora 09:00 në ambientet e kryeministrisë.

Çfarë kërkojnë mjekët:

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në letrën e tyre ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për tu kthyer përgjigje dhe për të biseduar mbi kërkesat e mjekëve. /AR,OraNews

Share This Article