Policia zbulon laboratorin më të madh të metamfetaminës në Holandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesit holandezë njoftuan zbulimin e asaj që ata e quajtën “fabrika më e madhe dhe më profesionale” i prodhimit të metamfetaminës, e gjetur ndonjëherë në Holandë.

Policia gjurmoi laboratorin në Nederweert, në juglindje të vendit, përmes përgjimit të bisedave të koduara telefonike.

Një 62-vjeçar nga Polonia ishte arrestuar dhe policia nuk përjashtoi arrestime të tjera.

Sipas policisë, më shumë se 100 kilogramë drogë sintetike, me një vlerë komerciale prej rreth një milion euro (1,18 milion dollarë) mund të prodhohej çdo ditë në ”fabrikë”.

Thuhet se ky laborator ishte vendosur në dy magazina të ndërlidhura.

Mbetet e paqartë se prej sa kohësh kjo sasi droge gjendej në këto magazina.

Share This Article