Policisë i humbin 200 kg marijuanë: I hëngrën minjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia në Indi fajësoi minjtë për zhdukjen e 200 kg kanabis që mbahej e magazinuar në stacion policie dhe që ishte sekuestruar nga trafikantë të ndryshëm droge.

Një gjykatë në Uttar Pradesh mësoi se “minjtë janë kafshë të vogla të cilat nuk kanë frikë nga policia dhe është shumë e vështirë të ruash drogën prej tyre”.

Por megjithatë trupi gjykues nuk u bind nga kjo gjë pasi është hera e tretë që droga shkatërrohet nga brejtësit dhe për këtë arsye kërkon prova të mëtejshme.

Në vitin 2018, 8 punonjës policie në Argjentinë u shkarkuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë toni me kanabis.

Share This Article