Çfarë do të ndryshojë në politikën e jashtme me administratën Biden? Sa mund ta ndryshojë qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj konkurrentëve si revizionistet Rusi dhe Kinë? Cilët teatra do të përfundojnë në plan të dytë? Midis pritshmërive dhe spekulimeve, politika e jashtme e Joe Biden do të duhet të marrë parasysh përçarjet e brendshme, pasojat e pandemisë dhe risitë në asetin ndërkombëtar.
Gjëra që nuk ndryshojnë
Politika e jashtme amerikane karakterizohet prej një objektivi parësor: të zgjasë në kohë lidershipin e Shteteve të Bashkuara. Me fjalë të tjerë, America First është një konstante. Më tej e riformuluar, Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që të shfaqen konkurrentë me nivel të barabarta që t’i sifdojnë superioritetin; megjithatë, janë shgaqur. Kjo është paralajmëruar nga administrata Obama dhe ka përbërë lejtmotivin e mandatit të parë dhe të vetëm të presidentit Trump. Rinovimi i revizionizmit nga ana e disa shteteve ka ndodhur në hijen e Luftës kundër Terrorizmit, katalizuese kohe dhe resursesh amerikane.
E vetëdijshme se loja kryesore nuk luhej në Lindje të Mesme, administrata Obama ka tërhequr një numër të konsiderueshëm trupash nga Iraku dhe ka promovuar të ashtuquajturin Pivot to Asia, ribilancim ushtarak, politik, diplomatik dhe ekonomik. Më tej, republikani Trump, i përqëndruar fuqimisht mbi Kinën, u ngut që të nënshkruajë një marrëveshje me talibanët dhe të promovojë dialogun ndërafganas për të çimpenjuar pjesën më të madhe të trupave.
Megjithëse Lufta kundër Terrorizmit është filluar nga një president republikan, nuk i shpëton konsideratës së guri i fundit është vendosur nga një president njëlloj republikan, ndërsa intermexoja demokrate nuk ka rezultuar paqësore sa duhet. Pavarësisht mosvijueshmërisë, të gjitha presdidencat e shekullit të XXI janë detyruar të përballen me një realitet jo të konvertueshëm, krizën e rendit liberal, që ndeshe me objektivin kryesor e Shteteve të Bashkuara. Atëhere, si të ruhet superioriteti në sistemin ndërkombëtar në rasy se nuk mund të plazmohet bota me demokraci dhe treg, me duke e ditur që një përpjekje e tillë kushton njerëz dhe resurse? Shtetet e Bashkuara do të impenjohen vetëm obtorto collo. Formulimi i vagullt obamian “leading from behind” ekstremizohet në kryefjalën trumpiane: çimpenjim. Po administrata Biden?
Trashëgimi të kaluara
Konteksti i brendshëm amerikan konkretizohet nga përçarja. Rritja ekonomike e regjistruar gjatë administratës Trump është konsideruar nga shumë vëzhgues si e çekuilibruar dhe e përkohshme. Mbi të është përplasur një pandemi me shtrirje globale, që administrata në largim e ka menaxhuar me difekte. Duket thuajse e mirëqenë që pasojat e pandemisë do të ripërplasen në ekonomi. Nëse Trump ka qeverisur një Amerikë thellësisht të përçarë, etnikisht, socialisht, ekonomikisht dhe politikisht, njëlloj do të veprojë Biden që do ta përballojë sfidën e ribashkimit të Shteteve të Bashkuara, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur prej tij.
Tensionet janë bërë edhe institucionalë. Disa prej pushteteve tradicionalisht neutralë janë ngarkuar me vlera politike. Veç kësaj, administrata ka vuajtur prej ndryshimeve të vazhdueshme në ekipin Trump me funksionarë të dorëhequr, me hir apo me pahir, me një frekuencë të pazakontë. Një skenar i tillë i brendshëm do të përfundojë duke pasur pasoja në politikën e jashtme të Biden. Por edhe administrata demokrate ushqen pritshmëri.
Zgjedhjet e Biden
Politika e jashtme e Biden do t’i çonte arësyeshëm Shtetet e Bashkuara në krye të tavolinës negociuese të rrethuara nga aleatë dhe miq për të përballuar kërcënimet globale. Është bindje e presidentit të sapozgjedhur se bota nuk organizohet në mënurë të pavarur, por se vetëm Shtetet e Bashkuara mund të vendosin rregull, siç edhe kanë bërë të paktën qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në presidencën Obama. Ish zëvendëspresidenti është i vetëdijshëm se tërheqja nga skena ndërkombëtare ka pasur kosto të konsiderueshme, jo vetëm në terma resursesh, por edhe besueshmërië për vendin dhe se boshllëku pasues i krijuar mund të mbushet nga një fuqi tjetër, jo e prirur që të ruajë interesa dhe vlera amerikane, ose nga askush, duke e lënë kështu anarkinë që të shërbejë si protagoniste në sistemin ndërkombëtar.
Midis instrumentave themelorë për t’u rivitalizuar rezulton diplomacia, ndërsa përdorimi i forcës duhet të degdiset si resurs i fundit për të përballuar sfidën e rinovuar midis fuqive të mëdha. Për të shmangur devijime në një drejtim apo në një tjetër, administrata Biden do të tentojë që ta rilançojë multilateralizmin për të shpëtuar aq të mbetet nga projekti i rendit liberal. Kjo nuk do të thotë se kritika që e ka shtyrë presidenti Bush për ta favorizuar unilateralizmin është zhdukur, përkundrazi. Antipatia e elektoratit amerikan për të shpenzuar në misione jashtë vendit është rritur në vite dhe COVID – 19 mund ta rrisë edhe më shumë. Resurset janë të kufizuara dhe frika për një përpjekje ekonomike të sforcuar është më e gjallë se kurrë. Veç kësaj, mungesa e një armiku të përbashkët mund t’i japë formë një multilateralizmi më dinamik e më fluid, por ndoshta më pak të besueshëm, për Shtetet e Bashkuara.
Kështu, nuk shihen në horizonte ndryshime të reja, përveçse forcimit të tendencave tashmë të inauguruara. Shtetet e Bashkuara duket se e kanë përmbyllur sezonin e ndërhyrjes, por edhe sikur të konkretizohej një rilançim i multilateralizmit, do të të ishte funksionale me objektivinin e ndjekjes së përplasjes me fuqitë e reja revizioniste: Kina dhe Rusia. Si përfundim, Shtetet e Bashkuara duhet të kthehen të konkurrojnë me fuqitë e mëdha për ta zgjatur momentin unipolar ose për ta braktisur atë. Kështu ndryshojnë definitivisht zonat e interesit e Shteteve të Bashkuara.
Lindja e Mesme e Madhe: drejt një konsolidimi të statuskuosë
Zona ka qenë me rëndësi themelore për më shumë se 20 vjet, por duket se Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara është në favor të statuskuosë. Presidenti i sapozgjedhur Biden nuk është dakord me tërheqjen totale të trupave e inkurajuar nga Trump, pasi mund të mos jetë funksionale me interesin kombëtar. Një tërheqje e plotë nga Afganistani është utopike për momentin po të kihet parasysh luftimi i terrorizmit, por nuk ka më hapësirë për dislokime në shkallë të gjerë në konflikte afatgjata. Konsiderata të ngjashme vlejnë për Irakun, i konsideruar tashmë longa manus e Iranit, regjim sponsorizues i terrorizmit dhe destabilizues për rajonin që është shtrirë edhe në Siri e në Jemen.
Megjithatë, presidenti i zapozgjedhur Biden është shprehur në favor të një rifillimi të Joint Comprehensive Plan of Action, i njohur edhe si Plani i Bërthamores i nënshkruar me Iranin. Në të kundërt, Izraeli shpreson se vrasja e figurës së lartë të al Qaedas, si edhe vrasja e shkencëtarit bërthamor Moshen Fakrizadeh dhe e Gjeneralit Qasem Soleimani ta prandalojnë takimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Veç kësaj, afërsia e lobit izraelian nga ana e Biden dhe e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken bën të lëkundet qëllimi i ndjekjes së një axhende të tillë. Në të kundërt, administrata Biden do të kërkojë që ta shkurajojë Izraelin nga implementimi i politikave të mëtejshme agresive, ndërsa duket se nuk do të ndërhyjë në konfliktin izraeliano – palestinez përveçse me përdorimin e diplomacisë. Nuk profilohet një transferim ambasade për Shtetet e Bashkuara. Është në fakt Sekretari i Shtetit Blinken ai që fton Palestinën ta forcojë lidershipin e saj.
Kina dhe Rusia: konkurrencë midis fuqishë të mëdha
Politika e jashtme amerikane ndaj Kinës ka pësuar variacione të rëndësishme të lidhura me ngjyrën e presidencës. Bush Jr. theksonte se paraardhësi i tij kishte bërë një gabim, se Kina ishte një kundërshtar strategjik dhe si e tillë duhej të trajtohej. Ardhja e Obamës në Shtëpinë e Bardhë hapi një tentativë dialogu me Pekinin, i konsideruar si partner strategjik, megjithëse në mënyrë të dobët dhe paksa të besueshme. Por Kina u konsakrua si konkurrent par excellance gjatë administratës Trump dhe kështu do të trajtohet nga Biden.
Departamenti i Mbrojtjes e gjykon kundërshtimin e kapaciteteve ushtarake të Kinës si prioritet të axhendës së tij. Është marrë vesh se administrata Biden nuk do t’i heqë tarifat e vendosura nga presidenti Trump. Fillimisht duhet krijuar një levë e përshtatshme. Kështu, objektivi i konfrontimit me Kinën mbetet, por kërkohet të bëhet në mënyrë konstruktive. Sipas deklaratave të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan, Shtetet e Bashkuara veç të tjerash do të ushtrojnë presion në fushën e tregëtisë e të drejtave të njeriut, ndërkohë që shpresojnë të bashkëpunojnë në fushën e ndryshimeve klimaterike. Por përfshirja e Pekinit në iniciativa ndërkombëtare si tentativën e radhës për ta frenuar vendin. Kjo paraqitet në vijueshmëri me qëndrimin e mbajtur nga Biden ende zëvendëspresident. Të mos harrohet roli i til në Pivot to Asia.
Për sa u përket raporteve me Rusinë, do të kërkohet që të rinovohet çka mbetet nga Traktati mbi Reduktimin e Armëve Strategjike Bërthamore, NEË START, që do të përfundojë 16 ditë pas inaugurimit të Biden. Rusia ka kërkuar tashmë që të shtyhet për një vit tjetër. Shtyrja e traktatit do të ishte një test i parë për të kuptuar sesi të trajtohet Rusia. Një aspekt i mundshëm bashkëpunimi do të kishte të bënte me ndryshimet klimaterike, ndërsa do të mbesë me aktualitet dhe rëndësi të madhe çështja e sanksioneve të vendosura vendit nga Obama dhe të forcuara nga Trump. Biden, udhëtimi i parë në Rusi i të cilit ka ndodhur më 1973, mund të ushtrojë presion për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, teksa denoncon kleptokracinë globale. Megjithatë, Moska mund të jetë një element mjaft i dobishëm për ish zëvendëspresidentin sidomos në Libi, ku është lojtari më i madh në mbështetje të Khalifa Haftar, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk e ka një plant të mirëpërcaktuar. Kështu, profilohet një politikë konfrontimi më shumë sesa angazhimi me Ariun e Madh, sidomos nga ana e Sekretarit të Shtetit.
Veç kësaj, duke pasur frikën se mos superioriteti amerikan në armët konvencionale është në rrezik, Departamenti i Mbrojtjes ka ndërmarrë veprime të shumta, të tilla si forcimi i kërkimit dhe i zhvillimit pët teknologjitë e reja. Konkurrenca e rinovuar midis fuqive të mëdha i ka dhënë në Shtetet e Bashkuara theks të ri ndaj debatit lidhur me armët dhe frikësimin bërthamor. Rusia ka përmendur në mënyrë të përsëritur statusin e saj si fuqi e madhe bërthamore, ndërsa Kina gëzon një arsenal shumë më modest, anipse në rrugë modernizimi. Veç kësaj, Pentagoni ka plane për të siguruar raketa balistike nënujore dhe bombardues me rreze të gjatë të gjeneratës së re. Është një temë themelore po të kihet parasysh tërheqja nga Traktati Intermediate-Range Nuclear Forces (INF).
Konkluzione
Shfaqet kështu figura e një fuqia akoma e madhe, por ndoshta jo më shumë e madhe, përkrah fuqive të tjera të mëdha, në një sistem multipolar. Ka qenë e vështirë të individualizohet, duke pranua se kjo fazë e politikës së jashtme amerikane është mbyllur, kërcënimet kryesore të shërbejnë si sfida të mëdha për Uashingtonin. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se nëqoftëse Shtetet e Bashkuara janë akoma një fuqi ushtarake dhe ekonomike, kjo nuk vlen as për Kinën, fuqi ekonomike, por ende jo ushtarake, as për Rusinë, fuqi ushtarake, por jo ekonomike.
Nevoja për të bllokuara qysh në lindje shtete ekonomikisht të fuqishme si Kina u detyrohet paaftësisë për të individualizuar paraprakisht se kur forca ekonomike do të përdoret për të krijuar edhe forcë ushtarake. Është bindja amerikane se disa fuqi ekonomike janë të destinuara që të bëhen ushtarake. Kjo gjen bazë në një precedent: vetë Shtetet e Bashkuara. Por në rast se një konkurrent do të gëzonte forcë ekonomike dhe ushtarake, do të ishte një konkurrent i barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe mund t’i sfidonte hapur.
Tensionet midis Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës, megjithëse nuk shpalosen domosdoshmërisht në konflikt të hapur, mund të artikulohen ndryshe, pasi synojnë që të ruajnë apo të pushtojnë një hapësirë në botë, një sferë influence. Ndërsa fuqitë në ngjitje bashkohen për ta krijuar, fuqia unipolare në rënie përpiqet që ta pengojë. Kjo i jep një rëndësi të rinovuar aleancave pasi pasi duhet shmangur që revizionistja të krijojë një aleëancë, të bëhet një hegjemone rajonale dhe, për pasojë, një sfidante i plotësuar i Shteteve të Bashkuara.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al